August 10, 2024

Dashuri për tokën mëmë – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dashuri për tokën mëmë

Që në djep o nëna ime
Këngë më këndojë për Shqipërinë trime
Bashkë me qumështin ti më ushqeve
Dashurinë për këtë vend ku unë kam lerë

Ditët ikën unë u rrita
Besën e burrit të dhashë o nënë
Amanetin se tret dheu
Flamurin kuq e zi ta mbajmë përherë lart

Për këto troje për këtë vatan
Derdhën gjakun të parët tanë
Për lirinë e kombit mbarë
Flamur me shqiponjë në botë na bën krenar

Në trojet arbnore të gjithë festojnë sot
Shqiponja me dy krena e lirë fluturon
Një flamur valvitim,jemi një komb
Emri mëmëdhe të rrojë për jetë e mot

E mira nëna ime gjithmonë të kujtoj
Dashuria për tokën mëmë në zemër më buron
Edhe pse larg shpërndarë nëpër botë
Shpirti dhe zemra këndojnë për këtë tokë

28.11.2020
S.R

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com