August 10, 2024

Fluturo shqiponj në flamur qëndisur! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fluturo shqiponj në flamur qëndisur !


Fluturo shqiponj me krenari mbi gur,
Me krahet shtrir në mantel qendisur ,
E pastèr, krenare, e pa perdhosur kurr,
Drejt qiellit të epokave, kaltèrsive !

Mblidhi zogjtë shpërndar në çdo skaj,
Perhapur nëpër botè kudo, an e mbanè,
Klith fort maleve, fushave, e mos qaj ,
Tè ngresh nga varret legjendat, Ilir e Dardan !

Klith fort mbi maja, o sot o kurr mè !
Te marim krenarin qe na kan vjedhur,
Tè tundim epokat,që nuk nxjerin zë..
Te tregojnè historin, ku e kanè hedhur!

Ta shkundim baltèn nga gurèt e Ilirève
Atje ku lavdin e mbuluan hordhitè..!
Atje ku janè burgosur emrat e perèndive,
Ku dhimbja lèngon, çdo nat, çdo dite !

Ku toka dridhet e lèngon nga pabesia
Dhe demonèt gajasen, duke trokèllitur,
Mbajne fshehur fjalet qè shkroi perèndia:
‘Nga kjo tokë, njè bot e tërë është ngritur’!

Atje, gdhèndur në gurèt e lashtèsisè ,
Atje ku shekujt filluan numèrimin ,
Ku shqiponjat nga prehèri i Perèndisè,
Perhapën klithmat, dhe nisèn fluturimin.

Në vringëllima shpatash,ku gjaku derdhej lumè..
Ku kreshnikët, si Feniksi ‘mbinin’ nga kjo tokè
Mbi pellgjet e gjakut, ku dhe hëna flinte gjum,
Ngjyrose mantelin, dhe mbèshtete dy koke !

Nè luftra të çorrën, por u ngrite pèrsèri
Nè duart e trimave, ti mbete gjithmon,
Udhètove nè epoka, e hyre nè histori..
Me shqiponjën dy krenare, si medalion.

Dhe pèrsèri zgjasin duart drejt teje
Nuk të shohin dote tek valvitesh i lirè,
Duan të burgosin, të fshehin pas ‘reje’,
Që tradhètia kapërdisur, te bèj sehir !

Por jo ! Ti valëvitesh lart, mes kaltèrsive
Ku duart e tradhètisè, kurr stë arijne dot!
Ballkon ke malet, prehèrin e perèndive,
Fole ke zemrat e Shqiptarise nepèr bot !

Valvitu o më i bukuri flamur në bot, kudo,
Bijtë e Shqipes, do të mbajne nepèr duar,
Nëpër qiellin e Ilirisë, valvitu, e fluturo,
Vetëm kuq e zi, lavdin pèr tè shkruar..!

Çohuni, erdhi dita tè shkundim historiné..
Shqipja, te fluturoj e lirè mbi truallin e saj,
Ta shkelim me kèmb,ta vrasim tradhètinè
Mantelin e lavdisè, të endim në çdo skaj !

Në çdo Nëntor, do qëndisim qiellin me ngjyrat e tua,
Shqiponja do fluturoi lartë, mbi male der ne Çamëri,
Do klithi fort në Shkup, në Medvegjën e tradhëtuar..
Do shkoj të zgjoj nga gjumi, kreshnikët në Dardani !

Në njëqind malet e Iliris do vallzoja me ty, flamuri im
Me ty do mbështillem, në çdo udhë të botës, kuq e zi,
Deri sa nderi të vras, e të mbuloi me gjak tradhëtinë,
Që ti, të valvitesh i lirë në trojet Shqiptare plot krenari !
Tomor Buzi (Tomi)
27.11.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com