August 6, 2024

Fluturo shqiponja jonë – Sofia Gjinika

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FUTURO SHQIPONJA JON.


Fluturojë shqiponja drejt qiellit të hapur,
Një kënd flamuri në sqep, tjetrin në gjoks.
Oh, kur e pa drita, mjergullës i tha hapu-hapu,
Fluturuan bashkë me të, të panumërt zogjtë.

Ajo çan, mba me dhëmb stemën e saj,
Drita jote e kuqe gjak, që verbon globin,
Dy flutura krah metal vërvit skaj më skaj,
Dhe superior më metalik, s’ta pret dot hovin.(shpejtësinë)

Turma hidhet rrugëve për këtë ditë përkujtimore,
Aq, sa mbetesh hutuar për këtë “çmënduri”
Para flamurit që ngrihet ç’do shqiptar gjunjëzohet,
Simbol i lirisë, diell që ndryn, flamuri kuq e zi,

Fluturo shqiponja jonë, drejt qiellit çaj mjegullën,
Pëlhurë e shkruar me gjak zemre shqiptari,
Maleve, deteve, yjeve, fluturo si nënë e dhimbsur
Me krenarinë që ndjejmë në gjoks, me gërma zjarri.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com