Shqipëri e vogël! – Xhuljeta Ferraj
SHQIPËRI E VOGËL!
Shqipëri e vogël,
Me zemër të madhe,
Nga ty ,më ndau varfëria,
Nëpër botë u rrita.
Emrin s’ta harrova,
As flamurin kuq e zi,
Ma mësoj nëna,
Që në djep fëmijë.
Në prehrin e gjyshes,
Mësova historinë,
Në zemër e ruajta,
Si thesarin tim.
Më vulose që të vogël,
Me emrin “Shqipëtare”,
Në çdo vend të botës,
Për ty jam krenare.
Rrënjët i kam në Vlorë ,
Bashkë me Ismail Qemalin,
Aty ku u valvit flamuri,
Më njëzet e tetë Nëntorin.
Gëzoj sot, jam e lirë,
Si shqiponja nëpër male,
Kurrë nuk e harroj,
Gjakun e heronjëve.
Edhe flokë zbardhur,
Prap tek ty do kthehem,
Në tokën e huaj,
Nuk të tret as “dheu”.
…………………..
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ✍️