Trimat lindën veç një herë – Alma Mehmeti
Trimat lindën veç një herë
Në çdo njëzet e tetë Nëntor,
Veshur jemi kuq e zi,
Flamurin mbajmë në dorë,
Atë që dikur na dha liri,
Veç një herë toka leu,
Trima që ngritën flamur,
Për herë të parë Skënderbeu,
Ismaili mbi ballkon e mur,
A s’jeni nipa e stërnipa?
Ju që kolltukun ngrohur keni,
Ne, nga sytë fikur drita,
Sepse ju na e rrëmbeni,
Dhe ne qajmë për tokën mëmë,
Ju e zhvishni e spëndisni,
Kush i mallkuar na dha nëmë,
Që shqiponjën prisni e vrisni,
Dhe ne gjakun aty derdhim,
Ju na e thithni si vampir,
Krenar për mëmëdheun,
Për
Të na donit, s’na dëbonit,
Do na ruanit si klloçka zogjtë,
Me dashuri do na mëkonit,
Ashtu siç bënë dikur heronjtë.