Vjeshtë 2020-të – Mark Gjetja
Vjeshtë 2020-të.
Nuk feston nentori ,largohet i piklluar .
Vjeshta loton kerkon të marrr hak ,
vampiret nder zemra etjen duke shuar ,
Shpirtrat lanë mallkimin, iken qiejve lart.
Vjeshta po iken dhe jetë po treten.
me mijëra po na japin lamtumiren ,
drita n’a zbardhë në luftè me vdekjen ,
me lotët e vjeshtes skuqim errsiren.
Mbushë me dhimbje dhe ky qiell i nëntorit,
bora fillon dhe akujt ngrijnë,
poltronave luhen kartat e pokerit ,
me varfëri e hipokrizi ushqejnë njerzinë.
U zgjuan ditë të errta në këtë stinë vjeshte ,
dhe era gjethet i shperndan gjithandej ,
viruset vrasin pafajsinë në heshtje ,
me gjakun e viktimave pijnë koktej.
Paraja superfuqi ,rrotullohet globit ,
Inteligjenca artificiale avancon,
ëpidëmiologji e varfer hap kangjellat e mortit ,
nje komplot perfekt kush e kupton.
Shpirtrat drejt parajses po udhtojnë,
si yjet qiellit po lëshojnë dritë ,
me engjëjt bashkë po fluturojnë,
tragjedi e Shekullit 21-të