Ky është Ismail Qemali – Shpetim Avdi Xharri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
29.11.2020
Ky është Ismail Qemali
Ky është Ismail Qemali
Krenaria dhe lavdia
Sa deti i gjerë,sa mali
Prapa i mbeti historia
Me 28 Nëntor
Mu në Vlorën historike
Ngriti flamurin arbëror
Nderoi Shqipërinë kreshnike
Në mes trimave shqiptarë
Foli ylli i nderuar
-Éshtë i lirë kombi shqiptar
Një trup i vetëm bashkuar
Ky është Ismail Qemali
Patrioti,diplomati
Më shumë se deti dhe mali
I vjen historia dhe nami
Autori
Shpetim Avdi Xharri
Cel:+355683020248
Email:shpetimxharri123@hotmail.com
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com