August 8, 2024

Në atë dimër të madh – Avdush Canaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË ATË DIMËR TË MADH

1.

Birucave te ferrit këndova

Bisha duhej tmerruar

Asnjë thërime

S`ua mora për inatë

Shpirtin ma mbajtën

Metushi,Aliu, Ramadani*, Kadriu*…

…e prangat shtrëngoheshin përditë

Deri në asht

Unë, sheh Tefiku*

S`e ndala këngën

As para litarit

I fryeja zjarrit

Të ngroheshin shokët

Në atë dimër të madh

2.

S`u përkul,

S`u thy

Edhe në birucë

Këndontë

Ilahi

Për liri

Për Shqipëri

Dorën zgjaste

Zoti

I jepte fuqi

Jehonte zëri i tij

Tokai me

Dardani, Dardani, Dardani

Kush vdes për ty

Ngjallet përsëri

Tmerroheshin xhelatët

Si korbat e zi

Shtypjani kokën

Në qeli

Dhe ai qëndronte

BurrëDheu

Ishte vetë

Prometeu

3.

100 vjet se futi lugën

Në kazanin e barbarit

Me kothere këngësh birucave

E mbajti shpirtin, Kapedani

Heu, Burrë i Kombit

Sheh Tefik Gjilani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com