August 9, 2024

Nënë e bir ! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

N Ë N Ë E B I R !

Shqipëri! Unë të qofsha falë!
Të kam Nënë e më ke djalë.
Më ke djalë e të kam Nënë,
Në degë, në trung e në rrënjë.

Në degë, në trung e në rrënjë
Që kur Pellazgjia është bërë.
Që nga kohra shumë të lashta,
Kur u nda njeriu nga kafsha!

Shqipëri o vënd martir!
Të kam Nënë edhe më ke bir.
Më ke bir edhe të kam Nënë,
Lindur e rritur në këtë vënd.

Lindur e rritur në këtë vënd.
Trungu ilir, e pellazgjia rrënjë
Rritur kohrave shumë të vjetra,
Kur sythet e para i lëshoi jeta.

Shqipëri o vënd Shqiponjash,
Në këto male e trojet tona!
Të kam Nënë e më ke …. pjellë,
Që kur trungu u mbush me degë.

Që në kohrat me lavdi të Arbërit,
Kur i premë dhe kokat gjarpërit.
Që në epokën e Skënderbeut,
Ky Krye trim Kristian i Atdheut!

Shqipëri! O Zonjë e madhe!
Plotë me derte e plotë me halle!
Të kam Nënë dhe më ke djalë,
Nderin tonë e mbajmë të gjallë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com