August 12, 2024

Partite motra ju kane vrare – Gresilda Rrugeja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Partite motra ju kane vrare

Me shpirtin e zi si kurre me pare
Jeten popullit ja kane nxire
I kane lene fare te mjere
Po si nuk kane aspak meshire

Politike ,po si nuk skuqesh aspak ne faqe
E tille ke qene edhe e me pare
Me njerezine nuk kerkon paqe
I ke vrare si kurre me pare

Populli shqiptare me dekada lengon
Nga qeveria e saj perkrahje s’kish
Gjumi i vdekjes ata i ka zon
Partive motra qefin sja prish

Edhe dita per ta u be nate
Edhe qielli u be sterre
Ju ka ndeshkuar valle ky fat ?
Po ju pa sy nuk keni lere!

Si ne dimer dhe ne vere
Ju shoh te ngrire nga te ftohtet
Pa nje ndihme dhe pa vlere
Rreke ,rreke, ju shkonin lotet

Heshtja e juaj mua me tremb
Se kesaj politike genjeshtare
Si vjen hidhur as si dhemb
As i vritet mendja fare
Por ne dhe hap nje plage te re

Valle mos eshte ky fati yte
Qe te mjere ju ka lene ne kete jete
Ju o njerez i keni syte
Kerkojeni vete demokracine e vertete

Ti o popull cfar pret ?
Kur politika ty te vret
Dhe ste len aspak te qete
Te hedh ne lume ,te hedh ne dete

Partite kane vetem nje fytyre
Ne shpirte te sjellin vec trishtim
Ata kane nderruar vetem ngjyre
Po si i shkon nga pas populli im !

Zgjohuni , zgjohuni , more te mjere
Ngrijeni zerin tuaj pak
Ju pa sy nuk keni lere !
Sa te shkrete ! Sa mekat !

Populli im edhe njehere
Pa lexojeni poezine time !
Kush ju largoi nga vendi ku keni lere ?
Dhe ju solli lot dhe trishtime ?

Emigrimi s’paska pushim
Shtepite e zbrazura ,ah sa trishtim !
Sa shume vite ne emigrim
Qane per ta vargu im

Por rruget n’ket bote jane te ndara
E mira ndaj se keqes do te triumfoje
Se ajo tani po shkon perpara
Dhe ska kush ta pengoje

Dua me zjarr e me flake te shperthej
Du qe ne Shqiperine time
Dielli i lirise te lej
Du qe partite diktatoriale ti largoj
Me lule pranverore Shqiperine ta zbukuroj.

Gresilda Rrugeja 21 korrik 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com