Përralla e jetës – Alma Mehmeti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Përralla e jetës
Kur e re isha dikur,
Fluturoja dhe pa krahë,
Kurrizin kisha rënduar,
As të ecja nuk më la.
E bëra rrugën zvarritur,
Me fëmijët në shpinë,
U rritën, fluturojnë,
Dhe sakrificën s’ma dinë.
Sot eci, në shkop mbahem,
Shtrembëruar nga vitet,
Filli i gjatë i jetës,
Sa vjen më shumë pritet.
Një dritëz në fundrrugë,
Më pret me padurim,
Unë hapat ngadalësuar,
Për të gjetur shpëtim.
Nga lufta, në luftë jeta,
Robi i saj der në fund mbeta
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com