August 12, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PSE…?
MË KA LINDUR NJË DËSHIRË E ZJARRËT,
MË DJEG TRUPI NË ÇDO ANË,
MENDOJ SHUMË PËR ATA QË NUK KAN,
NJË JETË TË BUKUR E TË ARTË.
.
MENDOJ PËR ATA QË NJËRI-TJETRIN E LAVDOJNË,
SA PËR SY E FAQE,SE MË PAS E HELMOJNË,
MENDOJ PËR ATA QË S’JANË TË GËZUAR,
PËR ATA QË NË TË FTOHTË S’JANË TË MBULUAR.
.
MENDOJ PËR ATA PRINDËR TË GJORË,
QË DALIN TË PUNOJNË NË SHI E DËBORË,
PËR ATA QË MOTI S’JANË PARË,
NGA QË JETA E GURBETI I KA NDARË.
.
MENDOJ PËR ATA QË VIJNË E SHKOJNË,
NËPËR VENDE TË TJERA QË TË PUNOJNË,
PËR ATA QË VETËM PSHERËTIJNË,
E TË TJERËVE U DUKET SI BUBULLIMË.
.
PËR ATA QË KAN BËR NJË MIJË E NJË MUNDIME,
SA PËR TË NGRANË ATO THËRRIME,
PËR ATA QË THONË SE JANË TË SHKRETË,
NA VJEN KEQ SE ËSHTË E VËRTET.
.
PËR ATA QË I KA MBULUAR PËRTIMI,
PËR ATA QË I KA KAPLUAR HIDHËRIMI,
PËR ATA QË NGA LUFTA U IKU ME VRAP DJALËRIA,
E U ERDHI SHUMË SHPEJT PLEQËRIA.
.
PËR ATA QË SHOHIN DËBOREN QË BIJE,
BOTEN SHOHIN PA SHIJE E HIJE,
QË S’SHOHIN GJËKUNDI LULE E FLETË,
PO SHOHIN JETËN GJITHË TË QETË.
.
PSE TË GJITHË NUK KAN SHPRESË ?
TË PAKTEN VETËM AJO TË NA MBESË.
PSE NUK PO VJEN DITA E BARDHË ?
APO DUHET TË PRESIM EDHE PAK.
.
PSE TË QAJMË EDHE TË QESHIM ?
PSE U JAPIM SHUMË,RËNDËSI RROBAVE QË VESHIM ?
PSE ZEMRA JONË S’KA QETËSIM ?
PSE NUK VJEN AJO QETËSI E SHPIRTIT TIM ?
.
PSE TË VDESIM,PSE TË MOS JETOJMË PËR JETË ?
APO MË MIRË TË MOS JETOJMË TË SHKRETË.
PSE E LËNDOJMË ZEMRËN E LËNDUAR ?
KUR KUJTOJMË KOHEN E SHKUAR.
.
PSE NUK E NJOHIM VETEN ?
TË TENTOJMË TË DIMË TË VËRTETËN,
NUK E DIMË SE ÇKA BËJMË,
NUK DIMË SE KUJT T’I BESOJMË.
.
ATHUA Ç’NA KA NDODHUR,
VALLË VETË JETA NA KA LODHUR-
S’PO E SHIKOJMË JETËN ME NGJYRË.
NUK PO NJOHIM ASNJË FYTYRË…
.
afrim@a.h.corbetta Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com