Si ta ruajmë identitetin tonë kombëtar? – Haziz Hysa

SI TA RUAJMË IDENTITETIN TONË KOMBËTAR ?
Kombi,
Atdheu dhe familja
Janë të shenjtë.
Janë lumturia
Dhe krenaria e jonë.
Identitetin ta ruajmë e trashigojmë.
Ai që e mohon
Vehten dhe identitetin
Nuk është pjellë e gjakut tonë.
Mbetët i pa vlerë
Për shoqërinë dhe rrethin.
E humb kultin e shqiptarisë.
Identiteti nuk ruhet
Me demagogji e hipokrizi
Emri i tyre mbetët turpi i njerzisë.
Disa njerëz identitetin
E kanë mëri dhe frikë.
Iu shitohet sofra dhe votra një ditë.
Kur njeriu tjetërsohet
Ia mohon vehtes identitetin.
Nuk qëndron ta gëzojë respektin.
Prandaj kuptojeni jetën…..!
Se gjërat e vërteta të kombit.
Nuk mund asnjëherë të mohohen.
Mynih.28.Nëntor 2020 Haziz Hysa
URIME 28 NËNTORI DITA E FLAMURIT TONË KOMBËTAR!