August 11, 2024

Veten e dua si ëngjëll – Salo Kordha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Veten e dua si ëngjëll 💖

Veten time e shikoj si një ëngjell
Kurr s’bej keq punën time shikoj
E shikoj veten si një lule në lëndin
Se gjithmon më pëlqen jeta në natyrë

Në pasqyr shikohem them je një yll
Je një shpirt se shpirtin tënd e fal
Se ti edhe njeri nuk do të mërzitesh kurr
Po jo se edhe nuk gabon asnjëher

Nënë shembullore për fëmijët e tu
Dashuri di t’u falësh sa më shumë
Mallin t’ua shprehësh me fjal
Po me përqafime të pa numërta

Bashkshorte që respektin nuk e ndalon
Një grua e përkryer që dashuria të vazhdoj
Kjo është vetja ime kur shikohem në pasqyr
Krenare për veten kur jam e mbytur në pun

Veten time kur se lë, dua të gjithëve t’u pëlqej
Me bukurin gjithmon shembullore të jem
Po nga mendja e thjesht edhe bujare
Të mbetem ajo vajza që isha dje fshatare

Kështu e dua veten time njeri të thjesht
Te jem e lumtur kur të shikohem në pasqyr
Nga vetia për veten neveri mos të më vij
Po të shikohem me plot lumturi e dashuri

Salo Kordha 27 – 11 – 2020
Athin Greece
Albania ✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com