August 4, 2024

Prit, prit e prit. Frike,frike sa frike – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Prit, prit e prit.
Frike,frike sa frike.

Prit , prit e prit mos kini frike, ishalla ja hedhim edhe kete here. Do zoti gjall jemi n’pranvere. Prit ,prit e prit.

Prit,prit e prit thahesh si lulja e pa ujit. Korridoreve t’spitaleve mbete tu prit . Mjekt tu “luftu” si superfuqite. Prit,prit e prit.

Prit,prit e prit me vdekjen ngjit tu prit radhen, nat bot me hik. Mjekt e vendosin me politik. Prit,prit e prit.

Prit,prit e prit tu thane dhe syt me pa naj ftyre,qe ti ke lind E drejte e mohume,gjithcka e vajtume. Prit ,prit e prit.

Prit, prit e prit me u mbush me fryme, korridoreve tu kerku ndihme. Me i vra kush ju dha drejte, oksigjen kerkojne ata te shkrete. Prit,prit e prit.

Prit,prit e prit shume e veshtire,smerret kush me pleqerine . Kan majt nje jete me taksa, kete shtet, e meritojne pak respekt. Prit,prit e prit.

Prit,prit e prit skeden e din,me ty kan humbje,asnje fitim. Sfidojne pa turp dhe perendine. Prit,prit e prit.

Prit,prit e prit Me pa naj fytyre, nje za me ndigju. Amaneti i fundit ju asht mohu. Prit,prit e prit.

Prit,prit e prit Me qa hallin smjafton poesia. Edhe roman, smaron historia
Prit, prit e prit .

Prit,prit e prit laj duart perdite se ky virus,ala ska hik. Ja njef rrugen shkenza, bash pike per pike. Prit,prit e prit.

Frike,frike sa frike nga origjina, disa thojn vjen nga Kina tmerru prej k’tij asht krejt njerezia. Prit,prit e prit . Frike,frike sa frike.

Frike,frike sa frike . Prit , prit e prit.
Me lot rruget, u lane. Nata rruge lotuese mbush me kamion, ku te vdekurit z’dine ku i cojne. Frike,frike sa frike.

Frike,frike sa frike
Si zogj te vrare,te pjekur ne zgare. Banket ka shtru si ne perralle,magji e zeze,hedh vallen e saj. Frike ,frike sa frike.

Ka marr rruget,fati me vrap.
Nga ne,ai largu si flake. Si kucedrra i kemi vu prite. Frike, frike sa frike.

Frike,frike sa frike. Me shume teori, ishalla vaksina shpeton kete njerezi. Prit,prit e prit.

Frike,frike sa frike. Cdo shprese e fike. Edhe vaksinen po e kthyn politike. Deri atehere ne kemi vdeke. Drejtesia i do nja shtate vjet. Prit ,prit e prit. Frike,frike sa frike.
Albina Ceka .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com