Bukuria e vargut – Silvana Cekici Rodi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Bukuria e vargut
Vargun e dua të dlirë
Fjalë zemre që kanë vlerë
Kur nga shpirti ato burojnë
Muza kurrë nuk shteron
Vargun e dua gjithë dëshirë
Jo të bërë më pahir
Plot me ndjenja emocion
Që të gjithë ti shijojnë
Vargjet të jenë si këngë
Tinguj jete që s’mbarojnë
Të jehojnë në male, fusha
Jetën njerëzve tju lumturoje
I dua vargjet si rreze dielli
Errësirën të ndriçojë
Të sjellë paqe në çdo zemër
Ndjenja e dashurisë të triumfojë
Vargjet më kapin fort për dore
Një copë të shpirtit lë në to
Ëmbëlsinë dhe vlerën e tyre
Vetëm lexuesi i përjeton
30 .11.2020.
S.R.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com