Burgu – Gresilda Rrugeja
Titulli:Burgu
O ju njerez te lirise
Pa lexojeni poezine time
Kur mesova per kohen tuaj
U futa thelle ne enderrime
Ate cast njoha te verteten
Dhe vuajtjet e juaja i ndjeva prane
Kujtime te hidhura ata mbeten
E zemren time fort e vrane
Mes shkembijsh telash rrethuar
Kur djersa curg ju kullonte ne faqe
Diktatoret e terbuar
Kurre me ju s’deshironin paqe
Kur shiu binte si i terbuar
E bashke me te dhe shume stuhi
Mes telash muresh rrethuar
Kish vec vuajtje dhe varferi
Sa shume vite kane kaluar
E juve ju lane vec kujtime
Ah ajo kohe e mallkuar
Ju solli lot e trishtime
Dhe keto vite ju shkuan me lot
Plot me vuajtje si me pare
E kerkuat lirine por me kot
Diktatura serisht ju ka vrare
O ju njerez te Perendise
Ngrijeni zerin tuaj perpjete
Tregojani historine tuaj rinise
Gjersa ta degjojne dhe rete
Ne demonstrim te hidhemi te gjithe
Per lirine e vertete
Ja te rrojme te gjithe te lire
Ja vdekje te gjithe per jete
Sot dhe une bashkohem me ju
Te ardhmen tone ne vete ta ngreme
Dhe ty diktature e mallkuar
Keshtu me nuk te leme.
Gresilda Rrugeja 20,12,2019.