Dashuri dhe mall – Angjelina Marku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DASHURI DHE MALL
E dua
për bukën dhe kripën
për emrin që më dha
po, po, e dua pra
kam mall
për këngën e bilbilit
aromën e dheut
e lulen e prillit
për hijeshinë e verës së thatë
vjeshtën plotë shi
e dimrin e gjatë
për plisin në ballë të oxhakut
malësorin këmbëkryq
e fjalën e mençur të plakut
për bukurinë e gruas
dhe besën e burrit
oh, e dua
për shqiponjën e gurit
për gjakun e heronjëve
e ngjyrën e flamurit
e dua…
Angjelina Marku
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com