Diktatura ju ka munduar – Gresilda Rrugeja
ITULLI:DIKTATURA JU KA RENDUAR
Po tundet dheu nga termeti
Ne nje vend te vogel qe ska liri
Mehdet popullin cfar e gjeti
Per shume dekada s’po gjen qetesi
Dhe vitet ikin nje nga nje
Dhe korrupsioni na mbyt perdite
Dhe kudo gjemon po i njejti ze
Nje ze i eger qe komandon partite
Ne Shqiperi nje udheheq
Nuk ka te djathte e te majte
Ata jane zemer zi e shume te keq
Luajne me popullin si kalamajte
Populli ne gjume akoma fle
Diktatura me dekada e ka renduar
Partite thone:Ketu zoter jemi ne
Partia nene na ka mesuar
Partite pa popullin nuk rrojne dot
Si cakenjte i versulen
E mashtrojne mot per mot
Demokrate te gjithe quhen
Ah kjo jete ju shkoj ne terr
Me partite jeni dashuruar
Cdo dite ju hedhin helm dhe vrere
Te keqen akoma se keni kuptuar
Kalojne ditet me shpejtesi
Jeta juaj cdo dite keqsohet
Cdo dite e njejta histori
Diktatura o popull kurre s’pendohet
Ne zemren time ndjej shqetesim
Dhe syte e mi rrjedhin lot
Rrjedhin lot per popullin tim
Se vuajtjet nuk po i ndahen dot
Ngrihu o popull e protesto
Perkrah jush edhe une
I bashkuar e i forte qendro
Qe barbareve ti japim fund
Nje rruge me gjemba kemi perpara
Nje rruge te gjate qe ka mbarim
Nga rrenjet ,nga rrenjet ,duhet zhdukur fara
Kjo rruge e gjate don bese e guxim.
Gresilda Rrugeja 25 dhjetore 2019.