August 9, 2024

Kosovës… – Afrim Zhegra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KOSOVËS…
.
Pengu më i madh,për shumë kohë,
Ishe ti e ngrata Kosovë për Shqiprinë,
Ti lumë i pashtershëm burim lotësh,
Mes të shurdhëres botë përendimore.
Shumë u përpoqen të të ç’bënin,
.
Në materie dhe në shpirt,po të,
mos e kishe zërin tënd,nuk do mbetej,
Asnjë gjen po thuaj i jonë shqiptar.
S’ishin fqinj, po i bërem fqinjë,ne këta.
.
Që erdhën nga Kaukazi i barbarisë,
Që donin,trojet tona shumë të mira e pjellore,
Nga përkrahja Ruse dhe përendimore.
Na vranë dhe masakruan,duke na larguar.
.
Nga trevat tona shekullore,duke mohuar,
Çdo pjesë të tokës sonë arbërore,nuk mendonin.
Për më gjatë,se këto ishin tokat tona shekullore.
Nga epshet e saja,ajo kurrë nuk u ngop.
.
Pretendonte toka të reja,vriste priste të gjithë,
Ndjellëte frikë në shqiptari,mendonte se,
Një ditë ta bënte tërë Ballkanin,
Duke vrarë e pushtuar ta kthente në Serbi.
.
Durimi i madhë shekullor i shqiptarve,
Erdhi dita e bekuar,trojet tona shekullore,
Në hartën e kësaj bote,gjërat po ndryshohen,
Erdhi dita e shqiptarve,shumë çka po ndyshohet.
.
afrim@a.h.corbetta Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com