Liria – Gresilda Rrugeja
Liria
Shqiperi o nena ime
Vend i dashur plot bukuri
Diktatura te ka sjell shqetesime
Dhe brenga plot me dhembshuri
Shqiperi perse lengon?
Perse dukesh si e shkrete?
Zemren ty kush ta lendon?
Per shume dekada ste shoh te qete
Heshtja jote durimqare
Me ben mua si te shkrete
Diktatura te ka vrare
Te ka mare lirine ,gjene me te shenjte
Liri, poezi per ty kam thurur shum here
Dhe ne shpirte te kam gjithmone
Per njerezimin ke shume vlere
Lum ai popull qe te cmon
Sa shume te mira kemi humbur ne jete
Dhe vetem kur largohen vitet ne kujtohemi
Lirine e presim te na vije vete
Ah,nga e keqja spo largohemi
Per lirine popujt kane luftuar
Besen per te kane dhene
Liria eshte shume e cmuar
Dhe deshmore per te kane rene
Ne Shqiperi ka humbur liria
Ne cdo hap degjohet renkimi!
Po largohet mbare rinia
Se ne gjume eshte njerezimi
Njerezimi ku eshte valle?!
Mos valle shpirti i tyre ka shume frike?
Atdheun e tyre e kane lene
Se i ka lenduar politika e lige.
Gresilda Rrugeja data 17 dhjetore 2019