Mes kohës sime… – Afrim Zhegra
MES KOHËS SIME…
Këmbëzbathur ashtu
e tretur në mendime ,
shtegtar horizontesh i ditëve të mia,
endem mes kohës,
pa frikë e pa kuptuar ,
e gjurmë lë pas,
që treten në kujtime.
Aroma ngjyrash
në dejë më përshkrojnë…
mes kohës së pa anë vazhdoj shtegtoj……
Mes misterit të viteve
që në kalvar rropatjesh
vazhdojnë e udhetojnë
lundroj mes valësh që përplasen plot furi….
Nga kripësia e kujtimeve
gërryhet varkë e lundrimeve të mia..
Gërryhet si shpirti,
çan përpara si forca
drejtohet anije e vetë jetes time..
Lëkundet,qetësohet,
si det i mendimeve
gjeni i vetë anijes gjithçka përballoj,,
Fasada kohësh
treten sikur rërë,
ndërtohen themele të reja plot
ëndërra,mund,yje që nga qielli shkëputen,
udhëtoj sërish mes kohës time…
afrim@a.h.corbetta Itali