Mos e humb – Fredi Kurcani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mos E Humb.
Mos e humb besimin tek vetja
Se do bëhesh sopatë pa bisht
Pambuk i butë s’duhet të jesh
Mbi ty do shkelin këtë ta dish.
Si rrobë e hedhur do të përdorin
Derisa punën e tyre të mbarojnë
Shum i trishtë është romani i jetës
Duhet logjikë para se të veprojmë..
Nëse shkel në dërrasa të kalbur
Në greminë do të përfundosh
Nëse flet shum fjalë të rënda
Me plumb në zemër do të jetosh.
Fredi Kurcani
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com