Një buzëqeshje… – Afrim Hyseni
NJË BUZËQESHJE…
.
Një buzëqeshje asgjë nuk na kushton,
Por atij që ia jep jetën i pasuron,
Ajo lumturon atë që e merrë
Pa varfëruar atë që nga buza e ëmbël e nxjerr.
.
Ajo nuk zgjatë veçse një moment,
Por kujtimi i saj shpesh të le pa mend,
Asnjë s’është i pasur për t’a anashkaluar atë,
Dhe asnjë s’është i varfër për t’mos e merituar atë.
.
Ajo është shenjë e ndjeshme e miqësisë,
Është dritë dhe pasqyrim i mirësisë,
Ajo i jep guxim më të dekujaruarit,
Dhe ngushëllim më të trishtuarit.
.
Ajo nuk blihet,nuk merret hua,
Ajo edhe nuk vidhet,e as nuk shitet,
Ajo ka vlere edhe dhurohet,
veçse në çastin që jipet…
.
afrim@a.h.corbetta Itali