Më thuaj c’fare je? – Lindita Kurti Mema
Më thuaj c’fare je?
Unë jam femër, që errësirën të heq nga sytë
një dashuri që me puthje, parajsën të sjell
një ledhatim i ngrohtë, kur trishtimi të mbyt
një emocin që në shpirtin tënd e mbjell
Një flutur e bukur, që mbi supe të qëndroj
me bukurin e shpirtit, ty të përkushtohem
një butësi dhe kur dufin të nxjerrësh kërkon
e përsëri qëndroj dhe pse shpirti lëndohet.
Jam një dashuri, ku të gjitha i zëvëndësoj
të nënës ,motrës, vëllait e kujtdo
se dua, dashuria e tyre mos të mungoj
ajo jam një femër, ndaj kurrë mos më lëndo.
Me pak fjalë përshkrova, ndoshta duken shumë
ti kush je?! cfarë kërkon më tepër nga unë?!
me gjithë forcën e shpirtit dua, dhe pse lotët rrjedhin lumë
ME THUAJ TE LUTEM, JE BURRE APO Dhunë..!?
L. Kurti (Mema)