Amanetet e fundit… – Afrim Hyseni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
AMANETET E FUNDIT…
(Sa isha me covid-19)
.
Jam zhytur mes avujve të duhanit,
dhe ndjehem një embrion i deformuar.
Një shishe e rrëzuar mbi tryezën bosh,
bosh dhe një paketë,e shtypur,e hedhur përtokë.
Shiriti i memories bosh…i fshirë dhe ai,
e kaluara ka mbetur shumë vitedrite larg.
E tashmja ime është kjo dhomë shtatëzanë,
që brenda metrave katrore të saj më mban.
Shpresa përpëlitet flatrakëputur dhe në agoni,
të le amanetet e fundit unë dëshiroj…
.
afrim@a.h.corbetta Itali
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com