August 13, 2024

Bardhësi sa më mungon – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bardhësi sa më mungon

Sa herë vjen muaji dhjetor
Në vendlindje dëshirë kam të shkoj
Borën e bardhë dua ta takoj
Bukurinë e saj nga afër ta shijoj

Bukuri e rrallë vendin ka mbuluar
Mali i Thatë duke nusëruar
Gëzim i paparë kjo dëborë e parë
Të bukurën fëmijëri na i sjell kaq pranë

Në majë të malit të ndërtoj shtëpinë
Me ajër të pastër të mbush mushkëritë
Duket sikur retë më flasin me gojë
Bardhësi e borës paqe më dhuron

Buzë gjolit të shëtisja
Dallgët e egra ti sodisja
Të ndihej kur fryn Veriu
Fjollat e borës në sy mi ngriu

Bora vendin e mbuloi
Fëmijët e lumtur sa gëzojnë
Disa luajnë me topa bore
Të tjerë bëjnë plakun prej dëbore

Kujtoj kur isha fëmijë
Rëshkisnim në kolovajzë para shtëpisë
Edhe pse vriteshim ,qeshnim me lot
Gëzimin e borës nuk e fshihnim dot

Mall kam për atë kohë
Bënte ftohtë ,binte shumë borë
Thinjat në kokë më janë shtuar
Ngelem fëmijë kur me borën luaj.

01.12.2020
S.R

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com