Çamëri – Alma Mehmeti
Çamëri
Çamërija jonë, e tretur ndër vite,
Ruar ndër kujtesa si një rreze drite,
Më kujtohet fëmijërija e shkuar,
Në prehër të gjyshit me buzëqeshje stampuar,
Kujtimet e fshehura thellë nën çati,
Që plagën e vjetët mos t’ja shihte njeri,
Lotin, kur tregonte për gurët e shtëpisë,
Me vëllezërit hidh valle përreth avllisë,
Kujtonte ķalin, fushave kish bredhur,
Nunë në voronje me mandile hedhur,
Oh sa kujtime në heshtje qante,
Shpirti i brengosur veç helm brënda mbante,
Ikën nga lufta me kokën në trastë,
Babanë veç në kujtime morën pas,
Çdo rrënjë ulliri, çdo gurë qan,
Braktisur, shkretuar në dorë të huaj lanë,
Veç në kujtime jetoj kjo histori,
Ikën një nga një me tufan e stuhi,
Shpirti gjak ju kulloj ndër vite,
Derisa ti Zot si ëngjëj i prite,
Nga maja e malit trimat e Çamërisë,
Ruajnë varret dhe gurët e shtëpisë.