August 9, 2024

Kam mall ne gji – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kam mall ne gji.

Si Shqipe n’shtegtim, e mallengjyer n’kujtim. Rrethu n’bukuri e prap ndjej trishtim. Veten e du zog n’fluturim.

Me kete mall ,qe kam n”gji. Me je kthy n’poezi. Flateroj mal, fushe e lugine. Si zog i ngrate, prehem n’kujtim.

Me je kthy n”poezi. Gjithnje t’kam n’mendje e n’zemer m’rri. Malet e botes krejt bukuri . Ma shtojne, mallin qe kam n’gji.

Vendi im me male t’larta. Atje e ambel shijon vatra. Malet e botes tu veshtru. Krahe me pas mu fluturu, n’malet tuja me pushu.

Malet si zan i prek me dore. . N’bardhesi, syri pushon . Si rreze dielli mrekulli ashtu djeg, malli per ty.

Me sy sodis, malet t”thepis. Bardhesi madheshtore. Kujtese hyjnore Per malet ku punova e nuserova.

Liqen i ngrire ky kujtim. Kohe e trazuar, pa udhetim. Ma mire te isha shqipe n’shtegtim. E krahet t’pushoja ne vendin tim.

Si Shqipe n’shtegtim,si zog n’fluturim. Vrik te kthehesha ku kam lind. Mallin t’shuj,te ngre dolli. Ne t’bukuren Shqiperi.
Albina Ceka.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com