August 3, 2024

Ktheme… kohe! – Ana Lisa Ormeni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KTHEME …KOHE !

Ne ate buzeqeshje ngazelluese
E veten femij ta shoh
Te lutem , te sterlutem
Ktheme o kohe !

Te te shoh kohe e shperdoruar
Se sa je e zonja
Ktheme ne netet e korrikut
Te mbledh xixellonja !

Kthemi prap ato pushime
Se di nga me vane …
Te shkoj tek dajot e mi
Te me blejne fustan !

Ktheme moj kohe o marranike
Me pese gure te luaj
Ne kushtojne shtrenjte kujtimet
Sa do ? …Te t ‘ paguaj ?

Ktheme tek ai kalldrem
Duar e kembe kam vrare
Ktheme prap le te derrmohem
Se sot force kam marre !

Ktheme tek bimet kur i mblidhja
N zheg e n vape
Nuk pertoj dhe pse kam thinja
Do ti mbledh sot prape !

Ktheme se ishte moshe e bukur
Te gjithe e kane njohur
Po kam frike te shoh babane
Shume e pata lodhur !

Ktheme kohe mos te t vi keq
Keshtu jane kujtimet
Dua sot ate ” te djeshmen ”
Dal nga vetja ime !

Ktheme o kohe , o kohe e lodhur
Ne pafajesi
Nuk dua qe ty te t fshihem
Se , skam vrare njeri !

Nese s kthehesh , kthehem vete
Nuk te lutem e pergjerohem
Ndonjehere se di as vete
Pse , per vogelsite , mallohem !?

Ktheme o kohe ne ate kohe …
Te njoh veten …e te me njoh …

Anna . L. O
Maj 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com