August 3, 2024

Për ty baba – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËR TY BABA

Ty baba të këndojmë me za
Ti na rrite dhe edukove
Për ne fëmijt ishe një kala
Se asnjëherë nuk the kam lodhje

Ndaj për ne s’mjafton një libër
Për ti thënë të gjitha për ty
Në Arras të Dibrës solle DRITËN
Kur askush se kishte në SHPI

Në shkëmbinj varur në litar
Nxore ti dhe kanal uji
Të bekoj gjithë fshati mbarë
Vaditjen ja zgjidhe çdo kuj

E gjithë zona të përmend
Solle veç dritë e mirësi
Cep më cep e në çdo vend
Zona e DIBRA TË DESHI TY

Dhe sot thonë vija e NEZIRIT
Kështu i kanë thënë e i thonë përherë
Elektrikun në vend të qiririt
Solle në ARRAS në çdo derë

Edhe sot e kësaj dite
Brez pas brezi e në çdo ZEMËR
Central bëre e Kanal qite
NEZIR PACI janë me emër

Këto qenë vepra që nuk harrohen
Ndonëse inxhinier nuk ishe
Fëmijt e tu me ty krenohen
Se veç të mirën në mendje kishe

Emrin tënd mban ai central
Që ndriçoj një fshat të tërë
Emrin tënd ka dhe ai kanal
Për gjithë njerëzit mirë ke bërë

Çdo problem që çdokush pati
Për ta zgjidhur me drejtësi
Do shkojmë thonin te NEZIR PACI
Se besim kishin tek ti

Nezir Paci thonë mendje hollë
Të gjithë njerëzit ty të donin
Si me shkollë dhe pa shkollë
Me ty knaqeshin kur bisedonin

Ike në botën e amshuar
Fëmijët e tu s’i vure në provë
Ike shkove pa e kuptuar
Pa thënë njëherë jam lodhë

Na mungon shumë o baba jonë
Por në DIBËR ke lënë emër
Do t’kujtojmë ne ty gjithëmonë
I përjetshëm je në tonën zemër

Baba që su ankove asnjëherë
Ndonëse rrite plot 8 fëmijë
Në zemrat tona do jesh gjithëherë
E BABË VIGAN DO MBETESH TI

,,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,3 DHJETOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com