August 9, 2024

Pusho ne syte e mi… – Anila Kodra Kotroci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mirembrema miqesia ime!
Sdo doja te largohej dita e pare e muajit te fundit te ketij viti , pa ju uruar muaj te mbare e te bekuar …..Paci dite te bukura e te lumtura ne familjet tuaja.
Edhe pse nuk eshte si gjithe dhjetoret qe kane kaluar , jeta perseri mbetet e bukur e duhet jetuar ….
Te lutemi qe kjo situate te kaloje sa me shpejt e me sa me pak zemra te vrara e te lenduara ….
E ne qe shkruajme vargje ,krahas vargjeve te trishte ,gjithmone na vjen muza dhe shkruajme per gjerat e bukura qe ka ende jeta ….
E le ta nis dhe une kete muaj ,pak me ndryshe se nentorin ……

PUSHO NE SYTE MI …

Ulu,ulu pusho pak ne syte e mi,
ti dashuria ime prushezuar, e zjarrte .
Ti ngjyra e blerte, kalteroshe a gri,
qe ma mbush diten plot imagjinate ….

Syte e tu tek me shohin sa here,
marrin ngjyren e qiellit blu.
Me ndjellin dhe diteve kur fryn ere
Edhe pse je larg te ndjej ketu….

Te blerte si lendina ne pranvere,
si shatervani vapes falin freski .
Ma mbushin shpirtin shend e vere,
i kam ne mendje dhe kur sje ti….

Shpesh behen gri e se kuptoj ,
me pas kthehen ne shkelqimin e platinit ,
Si pulebardhe brenda tyre fluturoj,
Zhegut te vapes e bores se dimrit ….

Ndaj , ulu pra ti dashuria ime ,
pusho pak ne kafen e syve te mi.
Ti kryqezojme heshtat e shikimeve ,
Te jetojme edhe pak per sa ka dashuri..

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 01/12/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com