August 5, 2024

Unë kam tjetër ngjjyrë! – Bruna Musai

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë kam tjetër ngjjyrë!!!

Më shikon fshehurazi ,dhe shpirti me dhëmb…
E di qëllimin tënd, quhet diskrimiinim
Nuk më pëlqen ngjyra,dhe aromë e trupit
Tënd…
E me le menjanë,s ‘me dhuron kush shoqerine…
Me përbuzin, më largohen, më bejne mik me vetminë….

Bullizon duke heshtur, por ndonjëhere heshtja flet…
E unë gjithmonë, vetmuar nèpër cepa,
E kjo gjë me vret..
Edhe unë jam njeri, kam një jete për të jetuar..
Por nuk jetohet kështu ,gjithmonë e diskriminuar.

Kam edhe une ndjenja ,ndjeshmeri deri ne palce..
Me vret fjala me shume se plumbi, e ma ben zenren vrage..
Dua edhe une te me shihni , te rri afer me cdo femijè!
Se lëndohet zemra ime kam edhe une krenari….

Bruna Musai

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com