August 10, 2024

101 babai im – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

101 BABAI IM

Për fëmijë

Në shkollë kam mësuar
Pesha: për të peshuar
Metri : për të matur
Lapsi: për të shkruar
Banga: për t’më mbajtur
Prindërit: për t’më dashur.

Po ne ç’ detyra kemi?!
-Dua atë e këtë, themi
Nga mëngjesi në darkë
Në çdo ditë e çdo javë
Kur prindërit s’ i plotësojnë
Me lotë protestojmë.

Kështu gabova një ditë
Kur me prindërit në nj’ vizitë
Babi shkoi e detyr’ më la
Të kujdesesha për vëlla
U zemrova sa më s’ ka
“Na ke ne, jo nën’ e baba.”

S’ foli babi, nxiu si reja
Atë mbrëmje dhe kur veja
Ta përqafoja , të lodroja
Pushtuar e kish lodhja.
-Përse babi ndrroi sjellje?
Mamin pyeta me kurreshtje.

“Pa kujtohu çfar’ ke thënë?
Në mërzi babin ke vënë.
Ne po rrisin vajzë e djalë
Pleqërojmë nënë e babë
Ndaj atyre pa kursim
Përkujdesja është kurim.”
.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com