Nuk dua të kthehem në kohë… – Afrim Hyseni
NUK DUA TE KTHEHEM NE KOHË…
.
Ndërsa kthej kokën pas në kohe ,
mendoj për
ëndrrat që lamë pas ,
Por unë do jem i lumtur ,
do ndjehem i bekuar që të
kisha ty në jeten time.
Kur kokën kthej pas
në kohe e mendoj ,
Kërkoj dhe gjej fytyrën tënde.
Ti ishe aty për mua.
Në ëndërrat e mia,
do të shikoj ty
në fluturimin sipër në qiell.
Në zemren time do të ketë
gjithmone një vend për ty.
Do të mbaj brenda vetes
një pjesë tënden
E kudo që të jem,
do jesh edhe ti.
Gjithmonë do të kujtoj
forcën që ti më dhe brenda meje.
Dashuria jote më mësoi ,
të jem.
T’ia dal mbanë.
Të detyrohem shumë.
Unë gjithmonë kam parë tek ty ,
dritën ,forcën time.
Tani dua të të falenderoj.
Kudo që të ndodhem ,
ti do jesh me mua…!
.
afrim@a.h.corbetta Itali