August 13, 2024

Bukuri e ralle – Salo Kordha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bukuri e ralle

O pellumb i bardhe o mor i uruar
Sa bukur me vjene duke fluturuar
Zemren time sote e gezove shume
Kjo ne mendje nuk me kishte shkuar kur

Drejtimin shikoj ketej e ke nga mua
Duket ne ata syte e tu te shkruar
Eja eja te ma heqesh kete merzine
Ne kete kohe pandemi qe ne shtepi po rime

Me nje natyre te bukur me vjene
Une keshtu dua gjithmone pranvere
Te kete mbire bari e terfili ane e mbane
Lulet neper peme bukur te kene dale

Te kene celur trendafilat me ngjyra shume
Edhe te bardhe plote si ky qe po sjelle ti tek une
Une shume te dua o pellumb me beso
Afrohu mos ma ki friken ne koke me qendro

Atje leshoma trendafilin te me zbukuroje
Se kjo korona lezetin po na e shkaterone
Brenda po rime sdalim dote fare
Qe te zbukurohemi te shetisim si sorkadhe

Kjo ardhja jote sote per mua eshte nje bekim
Me kete bukuri qe me solle sherove shpirtn tim
Se ti je kaqe i bukur si engjell me ata krahe
Bishti si firzamonik bore i bardhe ne cdo ane

Salo Kordha 10 – 11 – 2020 ✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com