August 3, 2024

Emigranteve – Gresilda Rrugeja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

POEZI NGA DY MOTRAT RRUGEJA.
Keto poezi dy motrat poete i kane shkruajtur ne moshen 13 vjece.Kam mare nga libri i pare i tyre nga tre poezi .Per me teper duhet ti lexoni keto poezi .

Poezi nga poetja Gresilda Rrugeja.Mar ne librin e saj te pare me titull :Drejt Gjermanise.Poetja emigroi ne Vetzlar te Gjermanise ne nje moshe te vogel (13 vjece) bashke me babain e saj dhe vellain.Familja e saj per nje periudhe prej kater muaj e gjysem u ndane me njeri tjetrin.Nena dhe motra per arsye familjare jetuan ne Shqiperi.

Titulli:Emigranteve

Hena e bukur ka ndricuar
edhe yjet lart ne qiell
emigrantet e deshperuar
lozin naten per tu argetuar

Yjet lart ne na shikojne
dicka ne na tregojne
hedhin driten qe te na gezojne
mbi vuajtjet qe po kalojme

Anembane malli u rrit
te emigrantet qe rrojne me shprese
e ne na lidhi e jotja drite
qe i mban me pakez shprese

Di si ishim ne te shkrete
porsi gjuheza pa goje
kudo folem ne ne jete
por asnje s’na degjoi

Emigrimi eshte si moti i zi
ku vellai ndahet me vellane
populli s’pati aspak fuqi
se politikanet krah si dhane

Emri yt atehere do te jete
shenje shprese e guximi
emigrante te mos harroni
ne vendin tuaj eshte gezimi.

Gresilda Rrugeja.

Titulli:Ne kamp

Ne emigrim njoha te verteten
Dhe te keqen e ndjeva prane
Kur politika mfsheh te verteten
Dhe njerezit lemsh i beri anembane

Mbas cadres hena ndrit
Polici ne cader roje ben
O njeri,mendjen mos e vrit
se si femijet edhe grate
Deri ne 12-te,te nates bejne shamate

Syte e mi shprehin dhimbje
Vazhdonte sfida pa limit
Fatkeqesisht aty perhere
Dhimbja shfaqet serisht ne dere

Hena e plote dicka thote
Jam te ju o miqte e mi
Tju jap drite e tju hek merzi
Edhe te keqen tjua largoj
Fjale te embla tju dhuroj

Hena serisht dicka ju thote
Fjalet e keqia ti largoni
Dashuri njeri tjetrit ti dhuroni
Keto fjale kurre mos i harroni.

Gresilda Rrugeja .

Titulli:Drejt Gjermanise

Udhen e emigrimit mora
Nenen dhe motren ne Shqiperi i lashe
Me babin dhe vellane ne Gjermani shkova
Nje urim ne telefon nga larg ua dhashe

O sa mire ne na priten
Mikeshat ,Gjermane
Vecse ne kamp shpresat vriten
Shpresa shuhet ne cdo ane

Parqeve shetisnim te gezuar
Lule kish plot me ere
Luanim bukur pa pushuar
Edhe dimrin e benim vere

Parqeve shkonim ne gjithmone
Edhe rrinim derim vone
Me mijera lule me arome
I sidhnin kenaqesi shpirtit tone

Ne cdo mbremje te sheshi i gjere
Ne restorant te shatervani
Mblidheshin refugjatet nga cdo ane
Nga Shqiperia dhe Avganistani

Ulurinj zerat ne shesh
Te gjith flasin e degjojne
Celularin kane ne vesh
O sa shume ata gezojne

Gresilda Rrugeja.

Poezi nga A .Rrugeja.Shkruajtur ne moshen 13 vjece.Mar nga libri i saj i pare me titull:Enderra ime.

Kushtuar nenes sime te shtrenjte kur ishte e shtruar ne spitalin e Durresit e cila na mungoi me jave te tera.

Totulli: Nenes time te shtrenjte

Me halle me mundime
me vuajtje sakrifikime
e kalove jeten
ti moj nena ime

I rrite femijet
me vuajtje e mundime
nje dite te bardhe
s’te pashe moj nena ime

Tani ne keto caste
qe neve jemi larg
zemra ime e shkrete
po pikon dy pika gjak

Lotet e mi
si shiu me rrembim
te presim ne shtepi
o moj shpirti im

Kur te hysh ne shtepi
me mall do te perqafoj
dhe per disa caste
une s’do te leshoj

Motra dhe vellai
te presin me padurim
sepse jetes tone
vec ti i jep kuptim

Tani qe une po te shkruaj
dora me dritheron,syri me pikon
dhe mendja ine e vogel
vec per ty mendon

O nene e dashur
kthehu ne shtepi
se me mungojne fjalet e embla
qe mi thoje ti.

A.Rrugeja.

Titulli:Vuajtjet e nene Kimetes

Kushtuar dy vellezerve Rrugeja dhe nenes se tyre te shtrenjte Kimetes qe i lau me lot rruget e Durresit ne ato dite te veshtira te 25 marsit te vitit 1990.Ku dy djemte e saj u torturuan per vdekje nga diktatura e eger komuniste.

Titulli:Vuajtjet e nene Kimetes.

25 marsi ate dite
nene Kimetja qe merzite
i lutej djemve me dashuri
-Do ju vrasin ata shpirt zi

Nene Kimetja shkon per ngushellim
ndersa djemte ne stadium
c’eshte kjo ndjenje qe kam ne gji
valle cpo ndodh me djemte e mi?!

Vrapon nena per ne shtepi
edhe mer nje lajm te zi
djalin e vogel e kane arrestuar
dhe jan duke e torturuar

Fluturoi nena ne polici
sheh Ilirin nxi e nxi
me sy nuk e shikonte dot
por ato leshonin lot

Edhe 26 marsi dita tjeter
qe e zeze per nene Kimeten
djali i madh u arrestua
zemra e nenes u copetua

Por djali i madh qe eshte REXHEPI
si rrufe zemerimi i shkrepi
por policet i presin rruge
me te shpejte e fusin ne burg

Sazan Tare ky shpirt ziu
djemte e nenes sec i nxiu
po qan nena po vajton
-Djemte pse po mi torturon?!

Djemte ne burg pse mi ngujojne
e si kafshe mi torturojne
Ata qene ne balle te njerezise
u bene flamure te demokracise!

A.Rrugeja.

Poezi per femije .

Titulli:Ne enderr

Mami-mami sot ne enderr
pash nje kukull qe lan dhembet
pashe dhe arushin leshatore
duke lozur ne debore
pashe dhe princeshen time
kishte rene ne mendime
Por cdo loder ne mengjes
i rendita me kujdes
ne krevat dhe komedine
por ato te heshtura rrine
Xhan i mamit me degjo
se nje kukull nuk mendo
Se arushi leshatore
s’mund te loze ne debore
Por keto gjera ndollin shpesh
neper enderra qe ti te flesh
ti te rritesh dhe te mendosh
se nje kukull
s’mund te loz.

A.Rrugeja.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com