Fluturojm bashk – Salo Kordha
Fluturojm bashk ❤️❤️
Kur e bleve për herë të parë
Unë bëja si e marr
Frikë kisha mos të humbisja
Në motorr ty të kisha.
Të thoshja jo mos e merr
Se ti ikën mu si erë
Sa do fola e bërtita
Mendjen nuk ta prisha.
Ti e more që e more
Doje të më fluturoje
Lodra bëje në fillim
Unë mezi mbaja qëndrim.
Mbi motorr s’dija të rrija
Fort të mbaja
Trupin tim te ty e rëndoja
Këtë e kujtoj gjithmon.
Kur mësova kush më mban
Në motor si zonjë e rrallë
Sikur me motor jam rritur
Harroj andej nga kam ikur.
Atje kisha vetëm gomar
Syri motorr s’më kish parë
Tani me ty në motorr
Ndihem si e re gjithmon.
A’s nuk mbahem
E a’s nuk bërtas
Drejt trupit tënd
Të rri nga mbas.
Më thua me motorr do dal
E lë punën në dor që kam
Vishem edhe kapardisem
Në motorr me ty të nisem.
Gjithmon ndihemi të rinj
Kështu duam të dy
Të mos plakemi kurrë
Në motorr si të rinjt.
Salo Kordha 3 – 12 – 2020
Athin Greece
Albania ✍️