August 3, 2024

Fshatari dhe gjarpëri – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fshatari dhe gjarpëri

Fshatari i varfër një lopë kish pasuri,
Me atë jetonte, mbante shtëpinë,
Ajo i jepte gjumësht, me të mëdhenjtë gji,
Por dhe viça plot që ushtronte tregti,

Lopa ish bërë heroinë për ta,
Ndonjëherë punonte edhe në parmëndë,
Një gjarpër fshatarit ju në bela,
Prrallis e prrallis ja mori të ziunt mëndë,

Ç’të duhet një lopë si ajo,
Ti punon veç për ta ushqyer,
Dhe për të ngrënë, mendo sa do,
Ndërkohë gjarpëri me jarga lyer,

Në haur më mbaj mua,
S’ke nevojë më që të lodhesh,
Asnjë mundim prej teje s’dua,
Unë do gjuaj e ti të çplodhesh,

U kënaq fshatari, mënd pa vrarë,
Me nxitim lidhi kontratën,
Nesër çoj lopën në pazar,

M+++++++++++++++++++++++++++++++++++

e ëndërra e kaloj natën,

Gdhin mëngjesi plot hare,
Kërkon lopë e lopë nuk gjen,
Pyet gjarpërin mos ma pe?
Në barkun tim nuk e sheh?

Obobo po ty ç’të dua,
Gjarpër tinzarin bëra mik,
Herën tjetër do më hajë mua,
Kafshë në botë s’ka më të lig.

\

\

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com