August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KOSOVA
Hyrje

Si në legjendë rrëfimi për Kosovën
Sa i çuditshëm aq dhe enigmatik
Shpesh i pabesushëm
Dhe asnjëherë i plotë
Në emër të paqes e pushtonin
Në emër të luftës e shpallnin zonë të lirë
Kur humbej lufta shpallej tokë e shenjtë
Kur fitohej mallkohej
Kosova kjo arenë e artë për luftëra kryqëzata
Për heronj tradhtarë bajlozë e matrapazë
Vendi i denjë për epikë
Mbijetoi veç falë:
Altruizmit

Të të pamposhturve
Të atyre që nuk zbrabzeshin
Atyre që kishin lindur me ecë përpara
Atyre me hapin e të cilëve
Liria mbahej gjallë

Atyre që kur i dënonin me vdekje
U zgjatej veç jeta

Atyre që në prita
S’vriteshin ishin të pakapshëm
Jetonin për lirinë
Kishin lind veç me dhënë
Për lirinë
Me nderë e me nam
Si Hasan Prishtina

Trimërisë

Së atyre që kishin lindur me shtatë zemra
Në fushën e madhe të besëlidhjes
Kishin parë veç një ëndërr
Dhe jetonin veç për besëlidhje
Pa iu trembur ndëshkimit dënimit
E as pushkatimit
Veç guximit me dashtë ndryshe Etninë
Kurrë nuk pushuan me luftu për Atdhe
Të lartësuarat me të lartësuaren
Shotë Galicën

Vetëmohimit

Të atyre që
Në fjalorin enciklopedik botëror
Janë futur të gjallë dhe të jashtëzakonshëm
Po deshët të mësoni më shumë për konceptin e lirisë
Mos i kërkoni patjetër veç në libra a në beteja
E aq më pak në luftëra
Me emrin e tyre liria mori kuptim të ri
Të panegocueshëm
Të paepur si
Adem Demaçi

Urtësisë

Së atyre që merrnin udhë
Si në shtrëngata
Rrotulloheshin si në shtatë pirgje
Dhe kalonin në fushën e madhe të dritës
Kur si shihnim më
Në mendje na vinin
Të urtë e të palëkundshëm
Si Ibrahim Rugova

Sakrificës

Që nuk matej as përftyrohej
Po deshët të shihni si duket liria ime
Mos e lini pa vënë lule mbi emrin e tij
E kishin djegur të tërin
Po brenda i kishte mbetur e gjallë liria jonë
Dhe kur kish fluturuar
Qiellit ishte gravuar me dritë një emër
Adem Jashari

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com