Ku jane bardhesite veshur me puhiza yjnore! – Marjana Ninga
Ku jane bardhesite veshur me puhiza yjnore!
Ku jane?
A mundet qe te te shoh
diku?!
A mos valle je e veshur me fustanella ,te argjendta,te arta dhe me embelsi qe lart me veshtron,
O yll i pashuar qe ndricon netet pahene,
E ditet e vrazhgeta mjegulline largon!
Ku je ?
Qe dhe endrrave me je larguar!
Te cmallem ,te me ledhatosh dhe te te perqafoj vec se ne enderr!
Mua trendafilat e kuq ,te bardhe me shkerrmoqen ne dore!
Per te te dhuruar ty shpirt i bukur Nene nuk mundem me!
Pervec se duate e mia qe me dhembsuri,mall te kujtojne gjithnone!
Me vjen pakuptuar mureve te shtepise enderrash mrekullore ,e gezohesh kur une kam gezom,
Por e rendomte me vjen endrrash kur rendohet shpirti im!
Sa mrekulli ndihen kur Nenen se ke ne kete jete ,dhe e ndien aq prane!
Ajo te rri gjithmone prane si ato veshjet e Saj qe shpirtin ka veshur ,plot puhiza fustanella te argjendta dhe te arta!
Si lum ti qe ke Nenen ne krah!
Te perqafon,e ledhaton me dashuri shpirti!
Sepse mungesa e Saj eshte e madhe!
Nga trupi im shkeputur eshte nje pjes jete!
Do ti dhuroj trendafilat tek nje Nene qe me ngjason si Ti shpirti im!
Do ti fal buzeqeshje shpirti e do ta pershendes po me aq embelsi!
&
“Nene drite e pashuar”❤️