Lamtumirë… – Afrim Hyseni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
LAMTUMIRË…
(Sa isha me covid-19)
.
Shoh se si vetvetja ime largohet,
çdo ditë, e më tepër prej vetës sime.
I pafuqishme lëviz gjymtyrët si një kafshë,
e plagosur që ngjallë veç mëshirë !
Mendimet parakalojnë instiktivisht në tru,
si të burgosurit lidhur me zinxhirë !
Sytë përloten në stërmundim,
për ti thënë vetës :”LAMTUMIRË”
pra lamtumirë vetja ime.
Tani nuk mund të bëj dot asnjë përpjekje,
të fundit për të shmangur fundin…
afrim@a.h.corbetta Itali
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com