Loti – Albana Gjoni Semini
Nostalgji e poezive te para per dashurine!
Loti
Loti pikes vese eshte,
Apo pikez shiu,
Eshte gur i cmuar,
Qe pikon nga shpirti i lenduar.
Loti nuk flet me fjale,
Por me tingujt e imazhet e shpirtit,
Bie lendines se shpirtit plot mallengjim,
Dhe mbush nje oqean te zbrazur plot trishtim.
Dhe loti i kripur bie si i vetmi shpetim,
Nga syri zbret si kristal plot shkelqim,
Bie ne qetesi nga syte bojeqielli mbi buze…
Qe derdhin lot margaritar mbi vargje dhe kthehen ne muze ..!
Te pres
Te pres une ne mbremje,
Kur ti kalon ne rruge,
Dua te shikoj patjeter,
Se une nuk kam gjume.
Te kujtoj ne cdo cast te kujtoj,
Por nga mendja ime s’me hiqesh jo,
Te dua aq shume sa vete s’e kuptoj,
Dashuria jone me veshtrime filloi.
Dhe kur une s’te shoh ne rruge kur kalon,
Behem e lodhur,e keputur, si gjithmone,
Dhe kur syte tane ndalen ndonjehere,
Nje ndjenje e forte shpirtin ma pushton.
Prandaj te pres, ne rruge te kalosh,
Dhe ndonje mbremje mua t’me takosh…!
Sa keq
Sa keq kur te tjeret s’e kuptojne,
Zemren tek rreh ,
Sa keq…
Kur te tjeret s’e kuptojne,
Shpirtin tek flet,
Vertete sa keq…!
Albana Gjoni Semini Dhjetor