Në oxhak flaka nuk shuhet! – Isuf S Hoxha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Në oxhak flaka nuk shuhet !!
I leckosur me rroba të shqyera
Edhe pse në duar mbaja lulet
E në shpin ngarkuar trastën plot
Me dashuri e amanetet e epokës
Rrugës me gropa me gjuani me gurë
Shanit,zgërdhiheni më anatemuat
Vazhdoj krenar dhe i buzëqeshur
Plagët e marra s’më dhëmbin,shërohen
Ju përdhosët ,lënduat të sotmen,të vërtetën..
Kot.. tradhtia s’mund ta shuaj flaken
E qiriut të ndezur mu në mes tunelit.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com