August 3, 2024

Nje rrenje ulliri… – Anila Kodra Kotroci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ju uroj te gjitheve miq e mikesha nje fundjave te bukur !!!

NJE RRENJE ULLIRI…

Sot si cdo dite ju pershendes,
E mos mendoni se bej vec poezi,
Ndryshe nga cdo here tjeter
E mbolla sot nje rrenje ulliri….

Eee do thoni ju , pune e madhe ,
Po ata qe mbjellin me hektare ?
C’duhet te thone, te rrahin gjoksin?
Atyre u thuhet :- ju vafte mbare !

Sot s’di si mu kujtua dhjetori,
Ai i shume viteve te shkuar,
Kur aksioneve me shoke e shoqe,
Kodra me tarraca kemi pyllezuar…

Ashtu na thoshin ne kohen time
Dhjetori per pemet eshte muaj i mbare,
E quanim muaji i pyllezimeve
Edhe pse niste bora e pare….

Sa gjera sot me vijne ne ment
Nga ato vite e kohe e shkuar,
Ndaj tek po mbillja nje rrenje ulliri,
Me erdhen kujtimet ,ne varg praruar..

Muza nuk ndali rrodhi krua,
Pa fjale te bukura por dale nga zemra ,
Kur pemen mbillja ne oborr,
Ne mendje ,sikur dje me vinin emra ….

Ju duken gjate vargjet e mia ?
Valle ,ju lodhin kur i lexoni ?
S’ju ndodh dhe ju nga nostalgjia ,
Te mbyllni syte dhe te kujtoni ?….

Ju ndodh! E di..Jeni si une ,
Diku kujtoni nje mik, nje mike,
Diku nje shfaqje , mbremje a kinema ,
Ju vijne si fjale te nje lirike…

Dhe mua sot NJE RRENJE ULLIRI
Mi derdhi fjalet mbi te bardhen leter,
Jam me fat qe nxjerr nga shpirti
Nostalgji e kujtime nga nje kohe tjeter.

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 05/12/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com