Sinqeritet… – Afrim Hyseni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SINQERITET…
Nuk dua të them më asnjë fjalë,
Do të bëja një mëkat,
Ta pushoja gjuhën e zemrës,
Për të folur me zërin tim të njejtë.
Sepse nuk do të duhej as ndonjë trillim,
E as fjalime të stërthëna.
Ajo që ekziston tani është:
Vetëm ne të dy bashkë.
Nuk dua më t’i shoh llampat,
As zjarret e qirinjve varg,
Sepse edhe dielli shkoi për sot,
E hëna harroi të kalojë nga dritarja ime.
Kështu le të ngelem,
Pa dritë,pa diell,pa hënë;
Me shkëlqimin e syve të tu,
Me zjarrin e zemrës sime…
afrim@a.h.corbetta Itali
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com