Labirinthi… – Afrim Hyseni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
LABIRINTHI…
I vetmë,
I ngrirë,
I përhumbur thellë,
Ndersa dhoma ime
Më bëhet labirinth dritash të zbehta,
Dhe ajri i nxehtë e i akullt
Kërkon të më mbushë me heshtje.
Bëj të dal prej këtej,
Por s’e gjej një shteg.
Ajri m’i ka lidhur duart
E më shtrëngon fort,
Llampat më kanosen
Me një dritë të vrarë,
E të tmerrëshme.
Fotot e varura në mur
Më faniten të stërmëdha,
Të transformuara në frikë,
Të çmendur pothuaj.
Kështu rruga ime humb këtu,
Në labirinthin e dhomës së vogël…!
afrim@a.h.corbetta Itali
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com