Bashkë unë dhe ti Çamëri – Seit Paci
BASHKË UNË DHE TI ÇAMËRI
Sa shumë lëngon ti Çamëri
Të gjithë e dinë këtë plagë të hapur
Shumë dhemb trupi i nënës SHQIPËRI
Të ka ty një plagë të përgjakur
Çamëri me dhunë të kanë pushtuar
Bijtë e tu mizorisht i përzunë
Eh sa shpirtra nën dhe janë duke lënguar
Në tokën e vet me gjak derdhur lumë
Gjak rrjedhin plagët tua ÇAMËRI
Nga ato dhemb gjithë trupi nënës tënde
Ndaj dhe nëna jote SHQIPËRI
Gjithmonë të ka në zemër e mëndje
Lapsi se përshkruan dot mizorinë
Çfar kanë hequr burra gra e fëmijë
Një trung i gjakosur bashkë me SHQIPËRINË
Plagë e hapur ke mbet ÇAMËRI
Eh kjo plagë ka mbetur e hapur
Të dhemb ty i dhemb nënës SHQIPËRI
Ndonëse Europa tash është plakur
Akoma spo thotë se bashkë jemi unë e ti
Eh gjak të rrjedh vazhdimisht ÇAMËRI
Ndonëse ngjitur me nënën ti je
E pushtuar ke mbetur ti përsëri
Dhe tokën të ndrydhur e ke
Bashkë një Atëdhe kemi ÇAMËRI
Një Atëdhe që mizorët e kanë gjakosur
Bashkë jemi unë edhe ti
Në çdo kohë edhe pse të përlotur
Bashkë SHQIPËRI E ÇAMËRI
Edhe pse të kanë sakatuar
Bashkë do jemi SHQIPËRIA DHE TI
Se një ditë do vijë DREJTËSIA E VONUAR
,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,6 DHJETOR 2020