August 13, 2024

Cameria kerkon pavaresine – Gresilda Rrugeja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KATER POEZI PER CAMERINE NGA POETJA GRESILDA RRUGEJA.MARE NGA LIBRI I POETES GRESILDA RRUGEJA”CAMERIA ESHTE SHQIPERI”.

TITULLI :CAMERIA KERKON PAVARSINE.

C’kane keto male qe bucasin?
C’kane poetet qe therrasin?
C’kane nenat qe vajtojne?
Camerine te gjithe kerkojne

Engjet sot jane cu nga varret
Kerkojne clirimin e Camerise
Fushat, kodrat dhe livadhet
Qajne per bijte e Camerise

Iku , shkoi kohe e shkuar
Sot ka ardhur tjeter jete
Cameria ka per te festuar
Pavarsine e vertete.

Gresilda Rrugeja 01 . 10 .2019

TITULLI :CAMERIA ESHTE SHQIPERI

Nga po vjen o zog kengetare?
Pse po vjen me aq nxitim?
-Vij nga viset e Camerise
Ne shpirt kam zi dhe vajtim

Nga ato vise o zog kengetare
Cfar kane pare syte e tu?
Njerez te mire apo barbare?
Mua te mjeres as ma thu?

-Syte me lotuan nga ato qe pashe
Shpirti ndjeu dhembshuri
Dhe me vete ate cast thashe:-
-“Kjo qe shoh eshte mizori”-

-Atje pashe njerez te tmerruar
Pleq,femije e gra te dhunuar
Tutje pashe me mijera te vrare
Toka e tera me gjak ish lare

-Me nxitim fluturova
Por dhimbjen time s’kam pse e fsheh
Ne token meme qendrova
Lotet po me rrjellin sikunder sheh

Degjo te lutem o zog kengetare
Degjo te lutem nje fjale nga une
Se shpejti do shkojme ne Cameri
Se truallin tone askush se lune

Se Cameria eshte Shqiperi
Te paret tane atje kane lere
Ja vdekje qe te gjithe ,ja liri
Ne truallin tone te rrojme me ndere.

Gresilda Rrugeja 12 .10 2019 .

TITULLI :CAMERIA DO JETE E LIRE

Sa shume kemi pritur
Si atehere dhe tani
Trojet tona me i bashkuar
Me bashku t’madhen Shqipni

Pena ime serisht shkruan
Vargje vajtuese ajo rreshton
Se vitet iken edhe shkuan
Cameria serisht lengon

Se bijte e saj me aty nuk jane
I vrane i prene dhe i largune
I dogjen e asgje si dhane
Dhe shpirti im qane dhe vune

Kam shume besim te i madhi Zot
Se Cameria do jete e lire
Shqiptaret nuk do derdhin me lot
Lisa te tjere kan per te mbire.

Gresilda Rrugeja 04.10 .2019 .

TITULLI : PER TY CAMERI

Lengojne shqiptaret si ne burg te zi
Ne mendjet e tyre Cameria i rri
Me dekada te tera kane leshuar vec lot
Si zogu ne kafaz qe pa liri nuk rron dot

Atje dhe zogjte sot vajtojne
Vajtojne aq shume sikur jane ne zi
Mbi male te larta fort kendojne
Kenge vajtuese per ty Cameri

Dhe vitet me dhimbje te gjitha iken
Dhe shpresat shqiptareve cdo dite i vriten
Zhurmon mes dhimbjeve lumi me vale
Dhe trupi i tyre si qiriu tretet ngadale

Si dhelper dinake mes reve te nxira
Europa zhduket ,europa bredh
Camerine e ka lene si zogu mes
shkretetires
Gjithnje bishtin ajo e dredh

Cameri,shume kohe ke mbetur ne nje ane
E vecuar ti vajton
Edhe qielli per ty qane
Se bijte e tu ti prane i don

Edhe fushat te shkreta jane lene
Nuk lulezojne si dikur
Vuajtjet e tua mi kane thene
E zemres sime po i ve nje gur

Lulet qe dikur u rriten me ere
Do lulezojne serisht ne truallin tim
Si dikur ne pranvere
O at i dashur ,o ati im.

Gresilda Rrugeja 26 .06 .2019.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com