Kur ti, ike ! – Tomor Buzi
Kur ti, ike !
Pse fshihesh në fletët e librit, moj e uruar
Zhytur si gjethe e zverdhur nga vjeshta,
A mos vall kërkon të gjesh konturet e tua,
Që rin mbështjellë, me muzën në reshta ?
I mbajta fshehur nën qerpik të syrit,
Aty ku dora jote mblidhte ‘smeralde’..,
Kur ti ike, u zhduke si meteor mbas yllit,
Unë i mblodha, e i bëra muz, për vargje !
I shpërndava, si nektar endur në fllad
Kur ylberi harkoj mbi qerpikun e hënës,
Mbi to, vendosa një grusht plot mall…,
Thërmijash të vogla,nga kristali i zemrës!
Aty ku ti ri shtrir, si nimfat e ëndrrave,
Kam endur dashurin nën dritën e hënës,
Kristalin e thyer, në mes të dy zemrave,
E futa në pentagram, melodi të këngës !
Pse fshihesh ende mbi gërma e fjal,
Futu në reshta të më kërkosh mua,
E nëse smë gjen, ndoshta kam dal…,
Të njom pak buzën, në ëndrrat e tua !
Tomi Buzi
05.12.2020.